Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, sot nga Greqia ka folur për takimet që do t’i ketë nesër në Berlin, një me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, dhe me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kuri, në praninë e emisarit sllovak, Miroslav Lajcak.

Vuçiç ka thënë se ka frikke dhe dyshime se bisedimet në kryeqendrën gjermanë s’do të jenë të lehta.

“Kam dyshime, nuk do të ketë bisedime të lehta në Berlin”, ka thënë Vuçiç, shkruan tanjug.

Në Berlin nesër do të diskutohen veprimet e ardhshme kundër agresionit dhe luftës së Rusisë në Ukrainë dhe për dialogun Kosovë-Serbi.