E pabesueshme cfare ndodh ne Premier League. Pas nje pjese te pare ku Manchester City e pa veten duke u mundur 2-0 nga West Ham ne Londer, ne 45′ e dyta ka ardhur reagimi i djemve te Guardiola-s qe kane dominuar totalisht. Nje barazim 2-2 qe megjithate le ende titullin hapur ne rast se fiton Liverpool.

Ne fillim ishte Grealish ai qe gjeti golin e 2-1 duke hapur sfiden. Nje goditje kendi dhe topi qe kthehet aty ku ne hyrje te zones eshte sulmuesi ai qe me te djathten nuk mendohet dy here por godet fort me topin qe fillimisht prek token dhe me pas perfundon ne rrjete.

VIDEO E GOLIT TE GREALISH

Menjehere do te vije edhe goli i dyte. Nje goditje denimi nga rreth 30 metra ne pozicion te priret. Krosim ne zone aty ku Coufal devijon ne porten e tij duke i dhuruar 2-2 skuadres se Guardiola-s.

AUTOGOLI I WEST HAM

Por, momenti me emocionues ndodh ne fund. Sterling pengohet brenda zones. Arbitri fillimisht vazhdon lojen por me pas therritet nga VAR. Penallti dhe nga pika e bardhe afrohet Mahrez. Nje tjeter gabim i tij, teksa portieri Fabianski i kupton krahun dhe grushton.

PENALLTIA E PRITUR NGA FABIANSKI

Pjesa e parë e West Ham-Manchester Citty, ndeshje e vlefshme për javën e 37-të të kampionatit anglez, është mbyllur 2-0 në avatazh për vendasit. Protagonisti i 45 minutave të para ka qenë Bowen, autori i të dy golave për londinezët. Sulmuesi 25-vjeçar ka kapur dy herë në befasi mbrojtjen mike dhe ka ndëshkuar me lehtësi portierin Ederson.

WEST HAM-MANCHESTER CITY 1-0 VIDEO

Manchester City është në garë me Liverpool-in për titullin në Premier League dhe një humbje sot mund të dënojë skuadrën e Pep Guardiola-s. Në rast të një disfate sot, City rrezikon të kapet në krye të renditjes nga Liverpool-i, që do të luajë të hënën në mbrëmje kundër Southampton-it të Borjës.

WEST HAM-MANCHESTER CITY 2-0 VIDEO