Einxhel Shkira dhe Dj Dagz çojnë marrëdhënien e tyre një hap më tej. Bëhet me dije se dy të rinjtë tashmë janë zyrtarisht të fejuar. Si tradita e do, ata janë takuar së bashku me familjarët e tyre në Tiranë, duke shpallur kështu fejesën.

Sinjalet e para për këtë fejesë i dha vetë moderatorja. Einxhel publikoi në “Instastory” foton e një unaze që Dagz, emri i vërtetë i të cilit është Arbër Gumnishtja, i ka dhuruar. Përtej faktit që është unazë, shenja më domethënëse që personifikon fejesën dhe martesën, çifti ka treguar se janë të gatshëm të hedhin hapa të shpejtë dhe seriozë në lidhjen e tyre (madje kanë folur edhe për fëmijët).

“Në çdo rrahje të zemrës sime”, shkroi Einxhel krah fotos, një dedikim shumë romantik.

Megjithatë, kishte edhe argument ‘Kundër”?

Nuk është unazë fejese. Ose thënë më qartë nuk është si unazat e zakonshme e tradicionale të fejesave, që janë rreth ose rreth shoqëruar me një gur. Unaza në fjalë shihet se në vend të rrethit është në formën e rrahjeve të zemrës dhe në vend të gurit ka simbolin që përdoret për të mbajtur larg syrin e keq.

Por, në fakt, unaza nuk ka qenë simboli i ceremonisë, por një dhuratë simbolike për partneren e tij. ‘Sinjalet’ e para për zyrtarizimin e lidhjes i bëri pikërisht Fjoralba Ponari. Einxhel Shkira dhe Fjoralba Ponari ruajnë një raport shumë të ngushtë miqësor. Madje, moderatorja ka treguar shpesh mbështetje për shoqen e saj të ngushtë, Einxhel Shkirën, në rrugëtimin e saj në BBV dhe e ka suportuar gjithashtu lidhjen me Dj Dagz. Ditë më parë, Fjoralba ka postuar një video të 2019 në “Instastory” teksa vajzat duket se ndodhen në studion e programit ‘E DIELL’ dhe shikohet që ajo hedh lulet, ndërsa Einxhel hidhet për t’i kapur.

Teksa kujtojnë momentin gazmor, Ponari ka shkruar krahas videos: “Edhe 19 sot e kësaj dite presim ende dasmën”, duke iu referuar traditës që vajza, e cila kap lulet e nuses, duhet të martohet. Më pas ka ardhur dhe reagimi i modeles, e cila e ka ripostuar storyn dhe mbi të ka shkruar: “Po duhet të martohesh ti një herë prej vërteti që të ketë efekt tufa me lule”.

Menjëherë pas fejesës, dyshja do të nisë edhe bashkëjetesën në Tiranë, duke mos kaluar më kohë larg njëri-tjetrit. Por fillimisht nuk ka munguar një mini muaj mjalti për ta. Teksa pjesa më e madhe e ish-banorëve të “Big Brother VIP” janë fokusuar te puna me koncerte, emisione, reklama etj., Einxhel dhe Dagz duken më të relaksuar dhe po shijojnë kohë bashkë.

Sigurisht, Dagz vijon angazhimet e tij si Dj gjen kohë të shëtisë edhe me të fejuarën e tij. Ditët e fundit dyshja ka fluturuar jashtë Shqipërisë dhe destinacioni i tyre i parë ka qenë Turqia. Ata kanë postuar foto e video në rrjetet sociale në krahët e njëri-tjetrit, duke u shfaqur shumë të dashuruar. Dagz dhe Einxhel janë shumë aktivë në rrjetet sociale dhe shfaqen kudo bashkë.

Në intervista të ndryshme ata kanë pranuar se planet për fëmijë nuk janë shumë të largëta dhe se e njohin veten si prindër së shpejti. Këto janë pushimet e para që ata bëjnë si çift i zyrtarizuar. Në rrjetet sociale ata kanë shpërndarë fotot e njëritjetrit shoqëruar me dedikime dhe emoji plot zemra. Të shumtë janë fansat që e pëlqejnë dhe e ndjekin këtë çift, duke e cilësuar si më realin të formuar brenda shtëpisë së “Big Brother”.