Instituti i Statistikave (INSTAT) vijon fushatën informuese nëpër shkolla në të gjithë territorin e vendit.

Ndalesa e radhës ishte takimi me nxënës dhe mësues të shkollës 9-vjeçare “Andon Xoxa” në Fier.

Në këtë takim stafi i INSTAT-it informoi nxënësit e klasave të 9-ta të kësaj shkolle rreth rëndësisë së Censit, si pjesë e fushatës informuese “Cens në Shkolla” të nisur në kuadër të Censit të Popullsisë dhe Banesave 2022.

INSTAT për një muaj do të zhvillojë takime me nxënës të shkollave 9-vjeçare në disa Bashki të vendit, në kuadër të fushatës informuese “Cens në Shkolla”.

Nëpërmjet këtyre takimeve INSTAT do të informojë nxënësit dhe mësuesit rreth Censit të Popullsisë dhe Banesave dhe rëndësinë e pjesëmarrjes së tyre në këtë proces.