Kur e gjithë Europa njëzëri po thotë se Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për negociatat të cilat duhet të hapen sa më parë, Sali Berisha vijon të luajë bllofin me cështjen e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Në një video që po qarkullon në rrjet, ish-Kryeministri Sali Berisha thotë se Shqipërisë nuk i hapen negociatat për shkak të krimit e drogës e akuza te tjera qe nga goja e tij ka 30 vjet qe dalin te njejta.

Por si qëndron e vërteta?

Presidenti i KE Charles Michel vetëm dy ditë më parë në vizitën zyrtare që zhvilloi në Shqipëri tha se “Shqipëria ka përmbushur të gjitha kushtet dhe bisedimet e anëtarësimit duhet të nisin sa më shpejt të jetë e mundur”.

Po ashtu edhe Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos nxjerrin blof Sali Berishën: “Shqipëria i ka pëmbushur detyrimet për mbajtjen e kësaj Konference. Ky është një sinjal i fortë se të gjithë po njohin meritat e Shqipërisë në përpjekjet e gjihë këtyre viteve për hapjen e negociatave,” shprehet Santos.