Karine Jean-Pierre do të bëhet sekretarja e re e shtypit e Shtëpisë së Bardhë kur Jen Psaki të largohet nga detyra në javët e ardhshme, ka njoftuar presidenti Joe Biden në një deklaratë.

Kështu ajo bëhet personi i parë me ngjyrë dhe personi i parë homoseksual që do të mbajë këtë post, shkruan CNN.⁠

Jean-Pierre aktualisht mban detyrën e zëvendëssekretares kryesore të shtypit të Shtëpisë së Bardhë.

Jean-Pierre, një analiste politike, ishte shefie e shtabit të Kamala Harris gjatë fushatës presidenciale në vitin 2020 dhe shërbeu gjithashtu në fushatat e Barack Obamës në 2008 dhe 2012.

“Ajo është e pasionuar pas punës. E zgjuar dhe ka një sistem vlerash morale që e bën atë jo vetëm një kolege të shkëlqyer, por një njeri të mrekullueshëm”, shkroi Psaki në Twitter.

“Plus, ajo ka një sens të shkëlqyeshëm humori”, vijoi ajo.

Në deklaratën e tij, Presidenti Biden lavdëroi gjithashtu “përvojën, talentin dhe integritetin e Jean-Pierre”.

“Jill dhe unë e kemi njohur dhe respektuar Karine për një kohë të gjatë dhe ajo do të jetë një zë i fortë që do të flasë për mua dhe këtë administratë,” tha ai.