Ish-kryeministri Sali Berisha tha se SHBA po bën fushatë kundër tij, për të ndikuar në zgjedhjet për kryetarin e PD.

Ndërsa po mban një deklaratë për shtyp nga selia e PD i ka drejtuar thirrje edhe Presidentit amerikan të mos ndërhyjnë në punët e tij.

“Ambasadorja Kim po bën fushatë elektorale kundër Sali Berishës në garën për PD. I bëj thirrje Bidenit dhe SHBA, të mos ndërhyjnë në punët e brendshme të partisë veçanërisht përpjekjet e paimagjinueshme për të caktuar kryetarin e opozitës shqiptare”, tha Berisha.