Paralelisht me mbledhjen e Grupit parlamentar të PD-së, drejtuar nga Alibeaj, në selinë blu, ndodhet në një mbledhje tjetër, kryetari i PD-së Sali Berisha.

Ai është duke zhvilluar një takim me Flamur Nokën, Edi Palokën, Gent Strazimirir, të cilit janë duke u marrë me listën e kandidatëve për Kryesinë e re të PD-së, e cila do të votohet këtë të shtunë në oren 11.00 nga Këshilli Kombëtar.

Pas votimit të anëtarëve të Këshillit Kombëtar, ky organ do të zgjedhë edhe kryesinë e re si dhe sekretariatin, duke përmbyllur kështu procesin që nisi në 11 Dhjetor kur në një Kuvend të thirrur në Air Albania u ngrit Komisioni I Rithemelimit.