Pas akuzave të forta të kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Ballës, i cili kërkoi rihapje të çështjes së thyerjes së embargos nga Shqipëria, në vitin 2015 dhe mbajtje përgjegjësie të Sali Berishës, ish-kryeministri ka kërkuar fjalën.

Por kryeparlamentarja, Lindita Nikolla ka kërkuar që fillimisht të votohej për rezolutën e iniciuar nga Berisha dhe një grup deputetësh të Komisionit të Rithemelimit, për të dënuar genocidin serb në Bosnjë.

Ish-kryeministri bllokoi foltoren e Kuvendit dhe gjatë kohës që deputetët e mazhorancës votonin kundër miratimit të kësaj rezolute, ai mori rolin e paparazzi-t dhe shkrepi qindra foto në Kuvend.

Ky veprim i Berishës ka shkaktuar të qeshura mes deputetëve në sallë e parlamentit.

Me 51 vota kundër, Kuvendi vendosi që të vijojë me rendin e ditës të miratuar në Konferencën e Kryetarëve dhe të rrëzojë propozimin e ish-kryeministrit Berisha për dënimin e masakrës së Srebrenicës.