Çdo ditë që afron me merkaton shton edhe zërat për lëvizje të mundshme te Barcelona. Lojtari i fundit në radhë që ka përfunduar në bllokun e shënimeve të klubit katalanas është mesfushori i Mançester Sitit, Bernardo Silva.

“Mundo Deportivo” ka bërë me dije se nga informacione brenda klubit katalanas ka interes nga skuadra e Ksavi Hernandezit për Bernardo Silvën.

Kjo gazetë shpjegon se katalanasit kanë një kohë relativisht të gjatë që janë vënë në ndjekje të mesfushorit. Kontrata e portugezit përfundon në vitin 2025, por ai mund të marrë në konsideratë një ndryshim ambienti.