Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u shpreh i prerë se nuk do të pranojnë një propozim për President të ardhur nga Enkelejd Alibeaj.

I ftuar në emisionin “Open” në News24, Balla u shpreh se janë gati që me opozitën të ulen për të disktuar. Deklaratat e Ballës vijnë pasi sot u dogj raundi i parë për të votuar Presidentin e ri, pasi nuk u paraqit asnjë kandidaturë.

Sipas Ballës, propozimi që bën Aliebaj është i përshtatshëm për të zgjedhur Avokatin e Popullit.

“Ajo që më vjen keq është insistimi i PD për të mos dialoguar në këtë proces. Kemi pasur vetëm një qasje shkresore nga Alibeaj.

Unë i them edhe sot këtu, që që nesër nga ora 8 e mëngjesit deri kur të dojë Alibeaj, historikisht pavarësisht rezultatit përfundimtar, gjithmonë nga 2002 e këtij kur ka pasur një proces negociatash, palët janë ulur dhe asnjëra nuk ka vënë kushte.

Po e them këtu që ne nuk pranojmë një propozim të ardhur nga PD dhe Alibeaj që të hyjmë një proces ku PD të propozon katër kandidatura, ne për të zgjedhur kemi dy dhe nga këto dy pastaj biem dakord për një.

Ky proces jam dakord ta zhvillojmë për kandidaturën që ta zgjedhim për avokatin e popullit. Ky është vendimi që kemi marrë. President konsensual është që opozita të vijë me propozim, por edhe ne të kemi të drejtë të propozojmë”, tha Taulant Balla.