Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Ballla, ka pritur në Kryesinë e Kuvendit një delegacion të Senatit të Rumanisë, të kryesuar nga senatori Titus Corlatean.

Balla tha se ka një sërë marrëveshjes të arritura mes dy qeverive dhe shpejt do të ketë një memorandum të firmosur për shkëmbime eksperiencash mes dy popujve. Kreu i grupit të PS, tha po ashtu se një tjetër çështje që u diskutua është shtëpia “Jorga” në Sarandë, që i përket shtetit rumun. Dy qeveritë kanë rënë dakord që të investohet në këtë shtëpi dhe të kthehet në shtëpinë e “Evropës”.

“Rëndësisë që Rumania i akordon procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ne natyrshëm tema e parë e bisedës ka qenë konteksti i ri gjeopolitik i krijuar në Evropë pas agresionit rus. Gjej rastin ta përshëndes dhe faledneroj në emër të popullit shqiptar, popullin e Rumanisë, për mikpritjen e më shumë se 2 mln refugjatëve ukrainas. Ne të gjithë e dimë dhe e kemi përjetuar vështirësitë që ka një proces transferimi, transporti të më shumë se 2 mln refugjatëve. Ne mbajmë të njëjtin qëndrim sa i përket dënimit të agresionit dhe të gjitha formave të sanksioneve të makinerisë ruse. Ne kemi rënë dakord për nënshkrimin e një memorandum, për parlamentet tona. Kemi shumë eksperienca për të marrë për anëtarësimin në BE dhe në ndërtimin e projekteve për të aplikuar në shumë fonde. Shqipëria duhet të jetë gati për të përfituar nga procesi i anëtarësimit. Unë jam shumë i angazhuar është edhe fakti që Rumania gëzon të drejtën e pronësisë siç është shtëpia Jorga në Sarandë. Ajo i takon Rumanisë dhe në cilësinë e grupit parlamentar të shumicës dua t’i bashkohem kërkesës për të dërguar shtëpinë Jorga në palën rumune. Qeveria rumune ka rënë dakord që shtëpia të vendoset në funksion të Shqipërisë.

Ne duam ta shndërrojmë së bashku në një shtëpi të Evropës. Ka ardhur koha që procesi të marri fund. Dua që ta falenderoj Rumaninë për të gjithë mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë përgjatë të gjithë historisë sonë. Themeluesi i shtetit tonë, Ismail Qemali u nis nga Bukureshti për të mbërritur në Vlorë. Nuk do e harrojmë mbështetjen e madhe që qeveria rumune i dha themeluesit të shtetit shqiptar. Një rol të rëndësishëm në marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve luan komuniteti arumun. Niveli i bashkëpunimit ekonomik ka shumë për të eksploruar. Shumë shpejt do të ketë linja direkte mes Tiranës dhe Bukureshtit. Jam i sigurt që do të ketë shumë turistë rumunë që do të përfitojnë nga ofertat që Shqipëria ka dhe bukuritë e pa konkurrueshme”, tha Balla.