Në moshën 81-vjeçare, Stanley Johnson, babai i kryeministrit britanik Boris Johnson, u bë shtetas francez. Në dhjetor 2020, ai deklaroi se kishte filluar procesin e marrjes së pasaportës franceze për të ruajtur marrëdhëniet me BE-në pas Brexit.

Edhe pse ai ishte mbështetës i vendosur i qëndrimit të Britanisë në “familjen evropiane”, tani thotë se “Brexit ishte ndoshta një ide e mirë”, sipas britanikes Daily Mail.

Stanley Johnson aplikoi në konsullatën franceze në Londër nëntorin e kaluar dhe procesi përfundoi pasi afati gjashtëmujor në dispozicion të Ministrisë së Drejtësisë franceze për t’i thënë “jo” aplikimit të tij kishte skaduar.

Stanley Johnson ka lindur në Cornwall dhe ka lidhje me Francën për shkak të nënës së tij franceze.