Arrijnë t’i kapërcejnë të gjitha sfidat. Njihuni me shenjat që kanë lindur për njëra-tjetrën

Virgjëresha dhe Ujori

Në këtë kombinim, Ujori është ai që i pari bie në sy të Virgjëreshës. Ajo sajon taktika sesi të tërheqë vëmendjen e Ujorit, sepse për Virgjëreshat gjithçka është e planifikuar. Nga të gjitha “armët” që disponon, zgjuarsia e Virgjëreshës do ta bëjë për vete menjëherë.

Ujori “bie” mbi pasurinë e shpirtit dhe jo mbi gjërat materiale.Mes tyre ka një kimi të fortë dhe shumë astrologë pohojnë se janë të pazakontë sepse kanë karaktere por dhe interesa të ndryshme. Megjithatë, atyre u duhet shumë pak kohë për t’u dashuruar me njëri-tjetrin.

Ndodhin mosmarrëveshje sepse Ujori është i patrembur ndërsa Virgjëresha nuk bën asgjë derisa të vlerësojë rrezikun. Kjo marrëdhënie karakterizohet nga tension i vazhdueshëm për shkak të agresionit të Virgjëreshës me të cilin përpiqet të bindë Ujorin se ka të drejtë.

Këto dy shenja mund të mos mbajnë kontakt për muaj por ajo që është e sigurt është se do të kthehen sërish me njëri-tjetrin. Duke qenë se të dy janë kokëfortë, pyetja është se cili nga të dy do të jetë i pari që do të kontaktojë sërish.

Shigjetari dhe Peshqit

Ata janë një tjetër çift që në pamje të parë janë një ndërthurje e të papajtueshmes. Shigjetari është një tip më pasionant që ka nevojë për kohë për të zbuluar gjithë thellësinë e ndjenjave që ekzistojnë tek ai, por Peshqit e tërheqin në mënyrë të papërmbajtshme për shkak të idesë së tij, gati fëminore, romantike të jetës.

Ata gjejnë mbështetje te njëri-tjetri. Me kalimin e kohës, emocionohet nga planet e mëdha dhe serioze për jetën. Ndarjet e tyre janë të stuhishme. Kur kalon vrulli i emocioneve negative, vuajnë shumë për njëri-tjetrin.

Me kalimin e kohës, të dyve po u mungon gjithnjë e më shumë lidhja që kishin. Sado të ndërlikuara dhe në dukje të pandreqshme mund të jenë gjërat mes tyre, në fund është Shigjetari ai që do të jetë i pari që do t’i japë sërish një shans historisë së tyre.

Peshqit duket se e presin me padurim rikthimin sepse nuk ishin ata që hoqën dorë. Mund të duhet kohë për t’u pajtuar, por kur më në fund bien dakord për qëllimet e tyre, marrëdhënia e tyre bëhet e pathyeshme.

Luani dhe Peshorja

Janë miq të mirë që nuk e harrojnë njëri-tjetrin as në momentet kur bëjnë një sherr të madh. Luani është një pushtues i madh që beson se nuk ka asnjë person që nuk mund t’i nënshtrohet sharmit të tij, por kur ndeshet me Peshoren, mëson se nuk është kështu dhe ndryshon qasjen e tij.

I duhet shumë kohë, por në fund arrin të fitojë zemrën e Peshores dhe mendon se ia ka arritur qëllimit. Duke qenë se Luani është në natyrë shpërthyese dhe shumë shpesh arbitrar, ndaj mendon se i lejohet gjithçka, Peshorja pothuajse gjithmonë e gjen veten në rolin e zërit të tij të arsyes.

Peshorja është më e qetë, por ka edhe episodet e saj në të cilat nuk përballon dot temperamentin e Luanit. Kur ndjen se Peshorja nuk i është përkushtuar plotësisht dhe se ka mundësi ta humbasë, mundohet ta fitojë me dhurata apo surpriza.

Edhe pse qëllimet e tyre në jetë nuk janë shumë të ngjashme, ata qëndrojnë së bashku. Kur grinden, është Luani që kërkon të kontaktojnë duke premtuar se gjithçka do të jetë perfekte. Peshorja, natyrisht, e njeh aq mirë, ndaj nuk i beson çdo fjale, por më në fund pranon gjithmonë të vazhdojë historinë e tyre.