Zhvendosja në Kaliforni, pandemia globale dhe tensionet familjare i kanë mbajtur Harry-n dhe Meghan-in larg Pallatit Mbretësor për dy vjet e gjysmë dhe distanca ishte e dukshme sot pasi anëtarët e Familjes Mbretërore uruan për ditëlindje djalin e çiftit Archie.

I vogli feston sot ditëlindjen e tij të tretë në shtëpinë e tij në Montecito me prindërit dhe motrën e vogël Lilibet. Për të shënuar këtë rast, Mbretëresha, Princi Charles dhe Camilla, dhe Kate dhe William ndanë urimet e tyre në mediat sociale në të njëjtën kohë. Por në mungesë të ndonjë fotoje të re, si Princi Charles ashtu edhe Kate dhe William u detyruan të përdornin dy foto identike me vitin e kaluar, ndërsa Mbretëresha zgjodhi një foto të famshme të vjetër të takimit të saj me stërnipin e saj në 2019. Vogëlushi, i cili është i shtati- në linjë për fronin, ishte për herë të fundit në Mbretërinë e Bashkuar në vjeshtën e 2019-ës, përpara se Duka dhe Dukesha e Sussex të largoheshin për të kaluar Krishtlindjet në Kanada.

Princi Harry e pa për herë të fundit Mbretëreshën në prill, kur ai dhe Meghan bënë një vizitë sekrete në Mbretërinë e Bashkuar përpara se të udhëtonin në Holandë për ‘Lojërat Invictus’, por ata nuk i morën me vete dy fëmijët e tyre. Marrëdhëniet e Harry me babain e tij Princin Charles ende besohet të jenë të tensionuara, pasi raportohet se dyshja ishin të ftohtë me njëri-tjetrin në një takim në Windsor gjatë udhëtimit. Gjithashtu u raportua se Princi William dhe gruaja Kate shkuan për ski për të shmangur takimin me Dukën e Sussex. Dhe Harry shkaktoi polemika duke i thënë prezantuesit televiziv amerikan Hoda Kotb në një intervistë për emisionin ‘Today’ se ai e sheh veten si ‘mbrojtësin’ e Mbretëreshës.

“Ishte shumë bukur ta shihja, e dini, ajo është në formë të shkëlqyer, ajo ka gjithmonë një sens të shkëlqyeshëm humori me mua dhe unë jam duke u siguruar që ajo është e mbrojtur dhe ka njerëzit e duhur rreth saj” Ndërsa familja e Harryt ka kohë pa e takuar Archie, besohet se Mbretëresha, Princi Charles dhe Princi William nuk e kanë takuar kurrë Lilin, e cila ka lindur në qershor 2021.

Sot, llogaria në Instagram e Familjes Mbretërore, e cila menaxhohet nga stafi i Mbretëreshës, ndau mesazhin: ‘Duke uruar Archie Mountbatten-Windsor një ditëlindje të 3-të të lumtur’. Mesazhi më informal i Princit Charles thotë: ‘Gëzuar ditëlindjen Archie’, shoqëruar me një emoji zemre. Fotografia shoqëruese bardh e zi tregon Harry-n duke parë Archie-n me rrobat e pagëzimit, ndërsa Princi Charles shikon duke buzëqeshur.

Duka dhe Dukesha e Cambridge zgjodhën një fotografi familjare të bërë në pagëzimin e Archie, ku shfaqet nëna e Meghan, Doria Ragland, si dhe motrat e Princeshës Diana, Lady Jane Fellowes dhe Sarah McCorquodale. Vitin e kaluar, në ditëlindjen e dytë të Archie-t, Duka dhe Dukesha e Sussex publikuan një foto të Archie-t, me shpinën pas kamerës, në kopsht.