Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë-Shkodër dhe dy persona kanë mbetur të plagosur.

Sipas Policise, në afërsi të Blinishtit shtetasi Pjetër Dragoti duke drejtuar mjetin tip “Benz” me targa AB808CJ ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar jashtë rruge, në arë.

Dy pasagjerë kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në spital për kontroll mjekësor. Shërbimet e policisë janë në vendin e ngjarjes e po kryejnë veprimet procedurale hetimore.