Në mbledhjen e sotme ku është prezantuar raporti i SPAK për vitin 2021, anëtari i KPL Tartar Bazaj ka diskutuar me kreun e SPAK Arben Kraja, ndërsa e ka pyetur këtë të fundit nëse ndihet krenar përballë amerikanëve për punën që ka bërë.

Kraja është shprehur me tone ironizuese duke theksuar se të gjithë po veprojnë me ligjshmëri dhe se nuk është me rëndësi çështja, nëse është apo jo krenar.

Anëtari i KLP Tartar Bazaj: A ndiheni krenar përballë amerikanëve për punën që keni bërë?

Kraja: Të përgjigjem?

Alfred Balla: Është jashtë objekti si ta vlerësoni

Kraja: Jam apo s’jam krenar për një punë do të duhet të ulesh të analizosh. Në të gjithë jemi të përgjegjshëm, veprojmë me ligjshmëri, transparencë. Kemi bërë me të mirën tonë.