Do të jetë një lamtumirë e dhimbshme. Gergio Chiellini do të lërë Juventusin pas 17 vitesh me bardhezinjtë.

Me interes pritet të mësohet e ardhmja e tij, teksa Gazzetta dello Sport i ka kushtuar një artikull. Sipas prestigjozes italiane, mbrojtësi do të bashkohet me Los Angeles Football Club, në MLS amerikane.

37 vjeçari do të provojë për herë të parë një eksperiencë jashtë Italisë, pasi më parë ka luajtur për Livornon ,të rinjtë e saj dhe Fiorentinën. Me Juventusin, Chiellini fitoi 9 tituj kampion radhazi si dhe 5 kupa Italie.