Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, ka shigjetuar opozitën se nuk njeh ligjet e shtetit shqiptar. Në replikë me deputetin e opozitës Agron Shehaj, i cili e akuzoi se familjarë të saj kanë përfituar prona, Ministrja Xhaçka saktësoi se asnjë anëtar I familjës së saj nuk janë pasuruar si investitorë strategjikë, por si rezultat i punës prej 30 vjetësh.

“Për hir të së vërtetës ju mëshiroj. Juve ju ka humbur teksti në politikë ndaj kapeni pas kauzave pa kauze e flisni palacolleqe ketu. Është fatkeqësi e madhe që opozita përfaqësohet nga njerëz sit ti. Njerëz si ti qe nuk kanë nivel dhe nuk përfaqësojnë. Të vish të flasësh paçavure, për përfaqeuesit e mazhorancës, makar për ministren e Jashtme, për familjarët e mi të cilët kanë që në ‘91 që merren me biznes e nuk u pasurian prej meje. Nuk ka lidhje statuti i investitorit strategjik për dikë që është në pronë të vetë dhe që nuk ka përfituar asnjë cm nga shteti. Ju flisni me slogane gazetash opozitare pa kuptuar, pa studiuar, pa njohur ligjet e ketij vendi, me një intelekt që shkon në raport të zhdrejtë me delirin tuaj”, tha Xhaçka.

MEPJ gjatë fjalës së saj në në Kuvend foli lidhur me raportin e fundit të DASH.

“Të shohësh sot opozitën non-grata të denoncojë qeverinë bazuar tek një raport i atyre që i kanë shpallur non-grata, ky besoj është ilustrimi më i qartë i çoroditjes së kësaj opozite por edhe aftësisë së saj për të lexuar raporte.
Ne i lexojmë me kujdes kritikat e miqve e partnerëve ne i vlerësojmë kritikat e miqve dhe partnerëve, ndryshe nga ju që herë i lani herë i shplani. Kështu e lexojmë edhe këtë raport, si një vlerësim të vyer nga aleatët tanë strategjikë të ecurisë së punës që kemi ende për të bërë në një proces ku jemi duke ecur bashkë, hap pas hapi dhe që do të vazhdojmë ta bëjmë me të gjithë mbështetjen dhe me të gjithë përkushtimin”, u shpreh kryediplomatja shqiptare.