Ursula von der Leyen, European Commission President, center, looks at corpses that were pulled out of a mass grave in Bucha, on the outskirts of Kyiv, Ukraine, Friday, April 8, 2022. (AP Photo/Rodrigo Abd) European Commission President Ursula von der Leyen looks at bodies pulled from a mass grave in Bucha, Ukraine, on Friday, April 8. (Rodrigo Abd/AP)

Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, e cila vizitoi Ukrainën të premten tha se mizoritë në Bucha janë dëshmi e krimeve të luftës.

“Instinkti im thotë: Nëse ky nuk është një krim lufte, çfarë është një krim lufte”, u ka thënë gazetarëve Von der Leyen në bordin e një treni që po largohej nga Ukraina. “Ne mund të shihnim edhe me sytë tanë se shkatërrimi në qytet është në shënjestër të jetës së civilëve. Ndërtesat e banimit nuk janë objektiv ushtarak”, ka thënë ajo.

Të premten një ekip mjeko-ligjor filloi zhvarrosjen e një varri masiv në Bucha. Von der Leyen tha se BE-ja po punon me Ukrainën në një ekip të përbashkët hetimor për të mbledhur prova të krimeve të mundshme të luftës për t’u përdorur në rastet e ardhshme gjyqësore.