Një deklaratë e papritur por edhe provokuese ka ardhur sot nga Samiu në ‘Për`puthen’. Ai foli për Rrushen dhe Erionin pak javë pasi ky i fundit u largua nga programi cift me Mikelën. Gjatë emisionit të sotëm, Rrushja u shpreh e pakënaqur me rrugëtimin e saj duke thënë se për momentin asnjë nga djemtë nuk po e “zbret në tokë”.

“Nga djemtë nuk i prisja këto agravime, ndryshime… nuk e përshkruaj dot. Ndonjëherë ndihem mirë, ndonjëherë keq. Nuk di çfarë të bëj. Kam mbetur në një dilemë të madhe. Jam në qiell për momentin. Dhe nuk ka asnjë që mund të më zbresë në tokë.”– tha Rrushja.

Në këtë moment ndërhyri menjëherë Samiu i cili tha i bindur se vetëm Erioni e ka përmbushur Rrushen dhe ajo ka patur pëlqim të vërtetë vetëm për të. “Erioni ka patur kimi me Rrushen dhe kjo nuk po gjen veten me dikë tjetër. Është një tip i vështirë dhe nuk mund të përshtatet. I vetmi që t’i kishte plotësuar kriteret ka qenë Erioni.”– u shpreh Samiu.

Rrushja kundërshtoi menjëherë duke thënë se Erioni ka qenë një nga pëlqimet e saj por nuk e ka përmbushur. “Unë nuk pajtohem fare. Erioni ka qenë një nga pëlqimet e mia por jo se do më përmbushte. As nuk më ka përmbushur.”-tha Rrushja. Rrushja dhe Erioni njiheshin bashkë që jashtë “Për’puthen. Pavarësisht të gjithave ata nuk dolën dot çift pasi Erioni doli çift nga programi me Mikelën duke vendosur që ta vazhdonin njohjen e tyre jashtë.