Reshjet e shiut por dhe ruajtja e basenit ujor kanë përmirësuar situatën hidrike në HEC-in e Fierzës. Ministrja e Energjetikës, Belinda Balluku ka publikuar pak më parë videon ku shfaqet hidrocentrali ë të cilin reshjet vijojnë të shtojnë nivelin e ujit që pak ditë më parë ishte në situatë kritike. Qeveria vendosi të mos prodhojë energji në këtë Hidrocentral pikërisht për të ruajtur rezervën hidrike në kushtet edhe të krizës energjetike në vend. Madje ministrja Balluku njoftoi së fundmi se së shpejti Shqipëria do të marrë edhe 2 anije për prodhimin e energjisë elektrike cka pritet të përmirësojë akoma më tepër situatën energjetike në vend.