Kryeministri Edi Rama, në konferencën kulturore ndërkombëtare, u pyet lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit të ri. Rama u shpreh se nuk është ky momenti për të folur pasi dita e sotme i kushtohet javës kulturore ndërkombëtare.

Gjithashtu Kryeministri Rama e ka cilësuar thashethem emrin e drejtoreshës së kabinetit të tij Vali Bizhga si kandidate për presidente dhe si emrin e tij të preferuar.

Pyetje: Ju i dhatë opozitës një javë kohë për të nisur procedurat për presidentit, ju deri kur do ta prisni atë pjesë të PD? Ju keni deklaruar se presidenti i ri nuk do të jetë nga tuajit?

Rama: Nëse do të bënim një javë kulturore për thashethemet nuk do të diskutohet që Shqipëria do të mbante flamurin e kryesuesit të aftësisë prodhuese. Do të doja që të mos e shfokusonim vëmendjen nga kjo nisme. Procesi i zgjedhjes së presidentit stimulon thashethemet dhe shpesh herë përfshihen njerëz pa lidhje fare. Përgjigja ime është negative lidhur me pyetjen konkrete pasi nuk ka një të vërtetë”.