Gjeneralmajori rus Vladimir Frolov, zëvendës komandanti i Ushtrisë së 8-të, u vra në luftime në Ukrainë, raportoi media shtetërore ruse.

Ky është gjenerali i tetë rus i vrarë në pushtimin e Moskës, nëse pretendimet ukrainase janë të vërteta.

Kryetari i Bashkisë së Shën Petersburgut Alexander Beglov mori pjesë në funeralin, të mbajtur në varrezat historike të qytetit Serafimovskoe të shtunën.

“Sot i themi lamtumirë një heroi të vërtetë”, tha Beglov.

“Vladimir Petrovich Frolov vdiq në betejë me nacionalistët ukrainas. Ai sakrifikoi jetën e tij që fëmijët, gratë dhe të moshuarit në Donbas të mos dëgjonin më shpërthime bombash”.

Frolov është i fundit nga disa prej ushtarakëve më të lartë të Rusisë që janë vrarë që kur Rusia pushtoi Ukrainën 50 ditë më parë.