Stërmbesa e ish-udhëheqësit sovjetik, Nikita Hrushov, ka paralajmëruar se Rusia mund të jetë e përgatitur të përdorë armë bërthamore në Ukrainë.Nina Khrushcheva, një profesore e marrëdhënieve ndërkombëtare në SHBA, tha për BBC-së se presidenti rus Vladimir Putin do të bëjë gjithçka që duhet për të shpallur fitoren në luftë.“Unë mendoj se kjo luftë është me të vërtetë ajo që Putini planifikon ta fitojë me çdo kusht. Nëse ai duhet të shpallë fitoren dhe ai mund të ketë nevojë të përdorë armë bërthamore taktike, nuk po e parashikoj këtë , ky mund të jetë një nga opsionet që rusët mund të jenë të përgatitur të përdorin, “tha ajo.Armët bërthamore taktike janë më pak të fuqishme se raketat me rreze më të gjatë që u shfaqën gjatë epokës së Luftës së Ftohtë kur Nikita Hruschev udhëhoqi Bashkimin Sovjetik.Në mars, ditë pasi Rusia pushtoi Ukrainën, zonja Hrushcheva kishte thënë se ishte e turpëruar nga zhvillimi dhe se stërgjyshi i saj do ta kishte konsideruar sulmin “të neveritshëm”.