Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka fajësuar Lulzim Bashën, që sot ai nuk ndodhet në parlament.

I ftuar në emisionin “Bardh e Zi”, Ndoka tha se Basha u tregua i pabesë me alternativën demokristiane duke theksuar se prej tij dorëzoi mandatin dhe qëndroi 4 vjet në opozitë.

“Zoti Basha u tregua i pabesë. Doktori po rikthehet po i merr partinë. Por Basha u tregua i pabesë me alternativën demokrasitiane.

Prej Bashës PDK nuk hyri në parlament. Unë prej tij dorëzova mandatin, i ndejta dhe katër vjet në opozitë”, u shpreh Ndoka.