Urimeve për festën e Pashkëve Katolike iu është bashkuar dhe Ambasada Amerikane në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada iu ka uruar festën të gjithë shqiptarëve që e festojnë këtë ditë.

“Nga komuniteti ynë tek komunitetet dhe familjet tuaja, i urojmë Gëzuar Pashkët të gjithëve atyre në Shqipëri që festojnë këtë ditë! Sjelltë kjo ditë e shenjtë gëzim, paqe dhe shpresë për ju dhe familjet tuaja!”, shkruan ambasada.