Fifi ka paralajmëruar vëllezërit Veshaj se do t’i hedhë në gjyq, pas një skeçi që ata kanë bërë në emisionin e tyre, i transmetuar për herë të parë mbrëmjen e djeshme.

Donaldi u fut në shtëpinë e “BB VIP” dhe vendosi lule në vendin ku u rrëzua këngëtarja live, gjatë një prej netëve “prime”. E gjithë skena trajtohej me humor, por Fifi nuk e ka parë kështu, edhe pse dyshja pati një raport shumë të mirë brenda shtëpisë.

Ajo ka paralajmëruar dy vëllezërit dhe njëherësh drejtues të emisionit “Më lër të flas” se do të përballet në gjyq me ta. Video e saj ka qarkulluar me shpejtësi në rrjetet sociale, por më pas çuditërisht është fshirë.

“Sapo më erdhi një lajm dhe unë mundem të shoh diçka që kam refuzuar ta shoh prej momentit që kam dalë nga “Big Brother” për arsye që gjithë e dinë pse kam dalë. Kam refuzuar ta shoh si skenë. Dhe unë nëse e shoh sot atë lule në tokë që demek këtu vdiq Fifi, atëherë unë po u them përgatituni me gjyqin“, shprehej këngëtarja.