Mishi i viçit dhe derrit, djathi dhe vezët, patatet, arra, bananet janë rritur në mënyrë të paparashikuar në Serbi, përveç mollëve dhe limonëve, të cilët sipas statistikave zyrtare ishin pak më të lira këtë mars.

Edhe djathi, qumështi dhe vezët janë më të shtrenjta. Një kokërr vezë vitin e kaluar ka qenë nga 12,5 dinarë deri në 16 dinarë, këtë vit çmimi varion nga 15 deri në 20 dinarë.

Në mars 2021, një kilogram djathë i bërë në shtëpi kushtonte në dyqane nga 240 dinarë në Kraljevë në 557 dinarë në Zrenjanin dhe Zajeçar. Qumështi i sterilizuar këtë vit varion nga 92 deri në 110 dinarë.

Qytetarët serbë shprehen se rritja e çmimeve i ka rënduar tej mase ekonomitë e tyre familjare.

https://www.danas.rs/vesti/ekonomija/gotovo-sve-poskupelo-junece-i-svinjsko-meso-domaci-sir-i-jaja-krompir-orasi-banane/