Separatistët pro rusë pretendojnë që të kenë marrë portin e Mariupol-it. Lajmi, ende i paverifikuar nga burime të pavarura, është bërë i ditur nga kreu i republikës separatiste pro-ruse të Donetskut, në Donbass, cituar nga Tass.

“Për sa i përket portit të Mariupolit, ai tani është nën kontrollin tonë”, tha Denis Pushilin, kreu i forcave të Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut.