Binjakët: Në listën e shenjave më pa fat, renditen Binjakët. Dihet se kjo shenjë ka një aspekt të ‘qetësisë false’, me një prirje shumë Zen, por sapo kalon vijën e kuqe nuk ka më kthim. Mundohuni të mos zemëroni kurrë një Binjak! Në vitin 2022, Binjakët do të përballen me disa sfida që do t’i vendosin në listën e shenjave astrologjie më me pak fat.

Gaforrja: Ju miq të Gaforres, në fund të vitit 2022 mund të zbuloni një tradhti! Nuk është e thënë të jetë vetëm në dashuri, por edhe miqësi e punë. Prandaj së shpejti, mund të ndodhë një tradhti e papritur që do të pasojë me një sërë ngjarjesh të pakëndshme. Në vitin e ardhshëm do të bëni shumë armiq. Kjo vlen veçanërisht për projektet në punë.

Bricjapi: Shpenzimet tuaja mund të dalin jashtë kontrollit në vitin 2022. Kini kujdes se si i shpenzoni paratë tuaja! Jini pak më të ashpër me veten. Disa lajme të këqija si humbja e një pune apo një ndarje do t’ju bëjë të vuani shumë, por do t’ju lejojë të rilindni në fund të vitit.

Ujori: Një pasion do t’ju bëjë të gaboni. Lidhjet e dashurisë do të jenë të ndërlikuara. Beqarët e kësaj shenje nuk do të interesohen për askënd, nuk do të mund të realizojnë dot asnjë ëndërr.

Peshqit: Me keqardhje të madhe, të lindurit nën këtë shenjë, duhet të përballen me disa gabime të shkaktuara nga zgjedhjet e gabuara. Shpesh do ta gjejnë veten në telashe.Fati nuk do të jetë shumë në anën e tyre. Në muajt e parë për ju peshq, do të jetë e vështirë të krijoni një kënvështrim pozitiv për jetën.