Ish-deputetja Rudina Hajdari do të marrë pjesë në Kuvendin e 30 prillit, të thirrur nga Sali Berisha, në cilësinë e ish-deputetet të PD-së, anëtares së partisë, por edhe si e bija e Azem Hajdarit, Presidentit të Nderit në statutin demokrat.

E ftuar në emisionin ‘Repolitix’, Hajdari tha se ajo është rikthyer në Partinë Demokratike t’u afruar më demokratët dhe e ka bërë të qartë se tani më asnjë kryetar i ri që do vijë në drejtimin e PD-së. Ndërsa shtoi se nuk do të ketë asnjë shans që askush ta përjashtojë më nga selia e PD-së.

“Jam rikthyer në PD se e kam ndjerë që jam pjesë e PD që prej fillimit të saj dhe për shkak të përjashtimit, më penalizoi në karrierë dhe kontributin në PD, por kur Basha u largua m’u hap një derë për të dhënë kontribut. Partitë të zbusin rolin e kryetarit, që të mos kemi një kryetar që emëron, por të mbledhë më të mirë për të ringjallur shpresën. Nuk kam ardhur që të bëj tifozllëk as për zotin Basha as për grupin e Berishës, por për t’u afruar me demokratë. Nuk do lejoj asnjë kryetar të ardhshëm që të më përjashtoj mua nga PD, sepse ata që aderojnë në PD aderojnë aty për shkak të idealeve,“- tha Hajdari.