“Juventus do të duhet të bëjë një ndeshje serioze në Mapei Stadium, përndryshe rrezikon të dalë prej atje me kockat e thyera”. Ky ka qenë paralajmërimi i Massimiliano Allegri-t në prag të ndeshjes së të hënës që bardhezinjtë do të luajnë në transfertë me Sassuolo-n.

Trajneri i bardhezinjve ka qenë i qartë: “Do të jetë e vështirë, sepse Sassuolo është një skuadër teknike, në një pozicion shumë të mirë në renditje dhe vjen nga një humbje.

“Do të na duhet një ndeshje serioze teknike, përndryshe rrezikojmë të dalim me kocakt e thyera”. Allegri ka folur edhe për finalen e Kupës së Italisë të arritur pas fitores ndaj Fiorentina-s:

“Fakti që kemi arritur një finale të Kupës së Italisë na jep mundësinë të luajmë për një trofe, dhe ky është një objektiv”, ka thënë trajneri i bardhezinjve.

“Në kampionat, rruga është akoma e gjatë, ka përballje direkte dhe pikë në lojë. Do t’i bëjmë vlerësimet në fundin e sezonit, flas çdo ditë me klubin”.