Pas gati dy vitesh, punimet e kopshtit të ri zoologjik të Tiranës janë drejt përfundimit për të hapur dyert për fëmijët më 1 qershor.

Krahas vendbanimeve të kafshëve do të ketë dhe hapsira të dedikuara për aktivitete për fëmijët. Vizitorët do të kenë mundësi që të shohin me tepër kafshë se më parë, pasi kopshtit zoologjik do t’i shtohen të tjerë “banorë”.

“Ndodhen akoma kafshë që kanë qenë më parë, jemi në pritje të kafshëve të tjera. Akualisht ndodhet ariu, sorkadhet, 2 ujqër, presim një cift tigrash dhe luanësh. Do jenë shpendët e moçalit, do të jenë shpendet e ujit dhe po ashtu presim edhe majmun, banorët më të rinj të kopshtit.”

Kopshti i ri zoologjik është konceptuar me hapsira më të mëdha për kafshët. Do të ketë tabela udhëzuese dhe informuese ndërsa janë të përfshira ambientet për piknik dhe mini shfaqje tetatri për fëmijët.

“Pjesa e aktivteteve e integruar me pjesën e kafshëve. Akuariume gjatë dimrit. Do ketë bare restorante. Ka ambiente të fermës dhe përballë me të ka snack bar. Pjesët e livadheve në krah të vendbanimeve të kafshëve. S’ka më kafaze ka dal nga ky koncept. Bileta të rezevuara për hyrjen në gjithë kopshtin zoologjik dhe hyrjen në zonën e dinosaurve, për këtë zonë bileta do jetë 100 lekë, dhe 200 lekë për të gjithë kopshtin.”

Pjesë e projektit të ri është dhe një parkim nëntokësor me 75 vende, që do të shfrytëzohet përtej orarit edhe nga zonat përreth.