Çim Peka është revoltuar me ambasadoren amerikane Yuri Kim, pasi kjo e fundit i tregoi “vendin” Sali Berishës.

Ai thotë se nuk ka frikë nga ambasadorja amerikane, pasi ndryshe nga gazetarët e tjerë, nuk është i shantazhueshëm.

“Për Yurin, minuesen e demokracisë!

E nderuar zonjë!

-Jo të gjithë gazetarët kanë probleme me ndërhyrje në sistemin e drejtësisë dhe ju mund ti shantazhoni.

-Jo të gjithë gazetarët kanë frikë prej jush se kanë përvetësuar prona edhe në mënyrë të dyshimtë dhe ju prapë mund ti shantazhoni.

-Jo të gjithë gazetarët pranojnë orientime nga ju se kush duhet të ftohet në studio e kush jo.

-Jo të gjithë gazetarët kanë frikë nga ju dhe pranojnë “këshillimet” për temat e debateve në studio.

-Jo të gjithë gazetarët kanë frike tu pyesin dhe pse jo tu akuzojnë se pse po i bëni marketingun një investimi mbi një miliardë dollarë pa tender ndërkombëtar, por me procedure të mbyllur siç është rasti i “Skavicës” nga ju.

-Jo të gjithë gazetarët kanë frikë të denoncojnë faktin që ju dje keni takuar ish kreun e “G99”, pasi njeriu që ka në dorë vetingun e gjyqtares që mori vendim “Pro” Alibeajt në shkelje të ligjit, është një ish kandidat për deputet i “G99” në vitin 2009.

– Jo të gjithë gazetarët kanë frikë të denoncojnë faktin që ju nuk po e inkurajoni drejtësinë, por po e shantazhoni nëpërmjet politikanëve të mazhorancës që e kontrollojnë atë.

-Së fundi, jo të gjithë gazetarët kanë frikë të të kujtojnë se një ambasador amerikan në Shqipëri, që “fliste në emër të Presidentit” amerikan, shpëtoi nga arrestimi prej FBI si i korruptuar, vetëm se kryeministri i vitit 2000 nuk pranoi të dëshmonte kundër tij.

PS: Në mos e korruptuar, së paku ju jeni një shantazhuese e drejtësisë dhe minuese e demokracisë”, shkruan Çim Peka.