Erling Haaland po shihet si transferim i madh te Real Madridi për sezonin e ardhshëm. Kjo edhe është arsyeja që Reali po bën gati një ofertë të re për ta bindur norvegjezin që të transferohet në Spanjë.

Te Reali ka optimizëm për të siguruar shërbimet e Haalandit, i cili në fillim të këtij muaji ka refuzuar ofertat e Manchester Cityt dhe United.

Haaland 21-vjeçar këtë verë pritet të largohet nga Borussia Dortmundi, ekip që po kërkon mbi 100 milionë euro për kartonin e tij.

Ai ka kontratë me ekipin gjerman deri në vitin 2024, kurse këtë edicion ka shënuar 23 gola në 25 paraqitje.