Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratave të presidentit Ilir Meta, duke thënë se ai është turp kombëtar.

“Sa i takon atij që e quani President Ilir meta dua të kujtoj diçka që Gjykata Kushtetuese ka rënë dakord që Meta ka shkelur Kushtetutën. Sipas saj shkeljet e Metës na qenkan të lehta.

Nuk i komentoj vendimet, por dua të them që Ilir Meta si president është një turp kombëtar. Se cfarë do bëjë kur të ikë nga presidenti nuk më intereson.

Absolutisht më intereson që kjo kohë e Ilir Metës të mbarojë sa më shpejt që ky turp ti kalojë të kaluarës. Nuk kam problem ca lajmëron apo kërcënon ilir Meta, ai është një turp”, tha Rama.