Kryeministri Edi Rama ka shkruar në rrjetet sociale në lidhje me Sheshin e Flamurit në Vlorë. Ai thotë se “foltorexhinjtë e Vlorës nuk dinë dhe as nuk bëjnë dot gjë tjetër përveç përshesheve me baltë”.

Rama thekson se Sheshi i Flamurit do të jetë një tjetër spektakël urban në Vlorë dhe mezi pret që ta shohë të realizuar. Kjo do t’i japë Vlorës një përmasë të re, sipas Ramës.

“Më thonë qenkan revoltuar foltorexhinjtë e Vlorës se dashkan transparencë për projektin e Sheshit të Flamurit! U duket kolonata si stacion autobusësh e duan shembjen e hotelit të tyre fantazmë, që arkitekti i famshëm belg e kthen në qendrën më të madhe social-kulturore të vendit!

Nuk u ve faj se as nuk dinë as nuk bëjnë dot gjë tjetër përveç përshesheve me baltë, po Sheshi i Flamurit do të jetë një tjetër spektakël urban në Vlorën e Rilindur, që mezi pres ta shoh të realizuar megjithë qendrën social-kulturore, e cila do t’i japë Vlorës një përmasë të re”, shkruan ai.

Statusi i plotë: Më thonë qenkan revoltuar foltorexhinjtë e Vlorës se dashkan transparencë për projektin e Sheshit të Flamurit! U duket kolonata si stacion autobuzësh e duan shembjen e hotelit të tyre fantazëm, që arkitekti i famshëm belg e kthen në qendrën më të madhe social-kulturore të vendit!