Presidenti rus Vladimir Putin ka kërkuar të gjejë një justifikim gjatë takimit me sekretarin e Përgjithshëm të OKB, Guterres për të legjitimuar ofensivën në rajonin e Donbasit.

Duke vënë në dukje se Kosova kishte shpallur pavarësinë në vitin 2008 pa u konsultuar me Serbinë, Putin e pyeti Guterres nëse ai ishte dakord që të ndiqej i njëjti precedent për dy republikat e Donbasit për të shpallur pavarësinë pa lejen e Kievit.

“Personalisht kam lexuar dokumentet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për situatën në Kosovë. Më kujtohet mirë se në vendim thuhet që një apo tjetër territor për ta ushtruar të drejtën e vetëvendosjes, nuk është i detyruar të kërkojë leje për të deklaruar sovranitetin. Ky është një vendim i gjykatës ndërkombëtare. Ky vendim u mbështet gjithashtu nga të gjithë”, tha Putin.

Guterres u mundua të shmangej nga kjo temë duke thënë se OKB nuk e njeh Kosovën.