Lufta në Ukrainë ka arritur në ditën e saj të 64-të, dhe kërcënimet verbale të Putinit janë rritur sërish. Ai paralajmëroi se “nëse vendet e treta ndërhyjnë, do të ketë një reagim të menjëhershëm dhe ngjall edhe një herë spektrin e konfliktit bërthamor.

Tensioni po përkeqësohet edhe në nivelin ekonomik: Rusia ndërpreu furnizimin me gaz për Bullgarinë dhe Poloninë, Bashkimi Evropian gjeti një marrëveshje për embargon ndaj naftës ruse. Uashingtoni denoncon: Ukrainasit që donin të dorëzoheshin u ekzekutuan në zonën e Donetskut.

Një nga nënkryetarët e Gazprombank, Igor Volobuev, është larguar nga Rusia për në Ukrainë, ku tha se do t’i bashkohet luftimeve kundër Moskës.

António Guterres, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, do takohet sot me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky në Kiev. Qyteti Kherson në Ukrainën jugore, të cilin Rusia pretendon se e ka marrë nën kontrollin e saj, do të kalojë në përdorimin e rublës, monedhës ruse, nga 1 maji.