Socialisti Erion Braçe ka folur sot për situatën në bujqësi, ku tha se duhen marrë masa të menjëhershme që vëmendja të shkojë drejt prodhimit vendas.

Me një fjalim të shkruar me shkrim dore, Braçe ka lexuar një e nga një të gjitha pikat që mund të shërbejnë si zgjidhje për të përmirësuar këtë situatë. Ai propozoi një moratorium për hidrocentrale, që të mos ndërkohen në çdo burim uji, marrjen e rezervuarve të vegjël dhe për t’i përdorur për vaditje si edhe një studim kombëtar për ndryshimet e klimës

“Nisur nga problematika, është e vërtetë që pandemia, rinisja pas pandemisë, dhe më pas lufta. Do duhej të na kishte bëtë të vetëdijshëm për nevojën jetime të fshatarëve, dhe se nuk është turp të jesh nga fshati. Duhet ta pranojmë, një arsyet pse nuk ndodh është se kemi pak afrimitet me importët, madje edhe klienteliste dhe lënët e para dhe produktet e gatshme nga importi, atje në fushën e tyre kemi dhe një hall më të madh, 4 veta sjellin vajin. 3 sheqeri, 3 orizin, ashtu si 2 veta zotërojnë tregun e importeve bujqësore dhe s’është e vërtetë që në atë treg ka konkurrencë, një pjesë e tyre kanë abuzuar barbarisht, të dhënat që disponoj nga dogana, kanë shitur 50% më shtrenjtë që kanë sjellë në doganë ato produkte plehrat kimike që një pjesë janë të pa certifikuara. Bujqësi jo aq sa duhet dhe importe e shtrenjta të produkteve të gatshme dhe të lëndëve të para, kjo është kriza jonë dhe këtë duhet ta zgjidhin. Duhet t’i përgjigjemi ndryshimet klimatike për të siguruar

Moratorium për hidrocentrale që vazhdojnë të ndërtohen në çdo rrëke uji, është themelore kjo gjë, nëse japim leje për hidrocentrale që pasurojnë një njeri, nuk kemi bërë marrëveshje të qarta, në Banjën e kemi pasur vepër që prioritet ka pasur vaditje. Marrëveshje të qarta më të dhe çdo hidrocentral tjetër, ndryshe Divjaka s’do jetë më kjo që është.

Proces rimarrje të rezervuarve të vegjël të të vihen në shërbim të vaditjes. Duhet të përdoren tani. Plan kombëtar që mbron burimet ujore nga puset, vadisim me puse pjesa më e madhe, kriprat që dalin nga poshtë sipër. Na ka vënë përpara tregu, kërkesa e tij, norma e fitimit, e shpejtë dhe e lartë, rajonalizmi na ka dështuar. Ekuilibër i ri që garanton kultivimin dhe qarkullimin e kulturave të drithërave. Studim kombëtar për ndryshimet e klimës, për të kapur hershmërinë dhe vonshmërinë”, tha Braçe.