Tani duhet menduar për fushën, më pas për merkaton. Simone Inzaghi duhet t’i japë vazhdimësi fitores së marrë në shtëpinë e Juventus-it. Zikaltrit kanë tetë ndeshje në dispozicion për të rimarrë kreun e Serisë A. Pavarësisht luftës për titull, Marotta duhet të mendojë për sezonin e ardhshëm. Inter nuk mund t’i lejojë vetes goditje të mëdha, të paktën jo pa shitje të rëndësishme. Edhe rruga që çon te Dybala është e komplikuar.

Për momentin, zikaltrit janë të përqendruar te konfirmimet, domethënë te rinovimet. Pasi janë arritur marrëveshjet me Barella-n dhe Brozovic, pas firmës së Lautaro Martinez, tani e ka radhën mbrojtja. Do të duhen një ose blerje për të përforcuar skuadrën dhe për ta bërë akoma më konkurruese në tre fronte. Tre titullarët kanë nevojë të marrin frymë, me alternativa në lartësinë e duhur.

Bastoni është i blinduar, por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për De Vrij dhe Skriniar. Holandezi ka humbur vendin e titullarit dhe mund të thotë lamtumirë në fund të sezonit. Kontrata e De Vrij skadon në vitin 2023 ashtu si ajo e sllovakut, i cili është një nga yjet e Inter-it që ka më shumë merkato. Sipas La Gazzetta dello Sport, klubi milanez po studion një plan anti-Premier League. Strategjia është një rinovim si ai i Barella-s, një kontratë më bonuse në rritje. Skriniar fiton 3.5 milionë euro në sezon aktualisht dhe kjo shifër pritet të rritet ndjeshëm: një kontratë e re me 4,5 milionë euro në rritje.

Inter ka frikë nga ndërhyrja e klubeve të huaja, kryesisht Manchester United dhe Tottenham. Janë dy klubet që edhe në të kaluarën e kanë ndjekur nga afër dhe kanë negociuar për të (Spurs para disa vitesh). Dhe janë ata që mund të bëjnë një tentativë tjetër. Për këtë arsye zikaltrit e dinë se nuk duhet të humbasin kohë, kur kanë mbetur rreth 12 muaj nga skadenca e kontratës, edhe pse kanë në favor dëshirën e shprehur nga Skriniar për të qëndruar në Milano. Megjithatë, në rast të sulmeve të reja për mbrojtësin, Marotta dhe Ausilio nuk do të ishin të gatshëm të uleshin në tavolinë për një ofertë më të ulët se 55 milionë euro.