Zyrtarët perëndimorë kanë deklaruar sot se ushtarët e Putinit nuk i pëlqejnë luftimet nën shi, ndaj edhe ngurrojnë të luftojnë ndërkohë që rajoni i Donbasit është përfshirë nga reshje të dendura.

“Rusët vazhdojnë të lokalizojnë forca brenda dhe rreth Donbasit, ky është një proces i vazhdueshëm. Ata po arrijnë fitore fitime të vogla, por kur përballen me objektiva të vërteta ushtarake, e kanë të vështirë të kapërcejnë rezistencën e fortë ukrainase dhe po pësojnë humbje. Kjo nuk po ndihmohet as nga kushtet e motit për momentin në Donbas, ku bie shi i madh. Rusëve nuk u pëlqen të luftojnë në shi, dhe kjo po ngadalëson përparimin e tyre”, ka thënë një zyrtar, raportoi The Mirror.