“Sunny Hill Festival” është rikthyer. Pas dy vitesh ndërprerje për shkak të pandemisë, festivali muzikor do të zhvillohet në javën e parë të muajit gusht.

Mandatory Credit: Photo by STRINGER/EPA-EFE/Shutterstock (9787588a) British singer with Kosovo origin Dua Lipa performs on stage during the Sunny Hill Festival in Pristina,Kosovo, 10 August 2018. Dua Lipa performs in Pristina, Kosovo, Serbia – 10 Aug 2018

Në faqen zyrtare të saj në Instagram, informohet se festivali do mbahet në datat 4,5,6 dhe 7 gusht në Prishtinë, ndërsa nuk janë dhënë detaje se kush nga artistët me famë botërore apo shqiptarë do jetë i ftuar.

Sunny Hill Festival”, i cili organizohet nga këngëtari i Dua Lipës, Dukagjin Lipa synon promovimin e Kosovës dhe është mbajtur për herë të parë në vitin 2018.

Ai u organizua edhe një vit më vonë, në 2019-ën, por për shkak të pandemisë u pezullua për dy vitet e ardhshme.

Përveç Dua Lipës në festival kanë performuar edhe artistë me famë botërore si Calvin Harris dhe Miley Cyrus.

E pyetur gjatë një interviste për Financial Times mbi festivalin, ylli ndërkombëtar Dua Lipa u përgjigj: “Një vend ku mezi pres të kthehem është Shqipëria e Jugut. Shkova për dy javë verën e kaluar dhe bukuria atje është e pakrahasueshme. Uji është i njëjtë me Greqinë dhe ushqimi është i mahnitshëm. Po përpiqem të bëj sa më shumë njerëz të shkojnë në Shqipëri dhe Kosovë: dua të ndryshoj këndvështrimin e tyre se si janë këto vende. Festivali ynë ‘Sunny Hill’ do të përsëritet në Kosovë në gusht të këtij viti, dhe më pas do të kthehem me siguri në Shqipëri.”