Papa Françesku i ka kërkuar Moskës dhe Kievit që të biejnë dakord për një armëpushim gjatë periudhës së festës së Pashkës në Ukrainë.

“Ulni armet!” tha ai në fund të meshës të së dielës për dhjetëra mijëra njerëz në sheshin e Shën Pjetrit, në qytetin e Vatikanit.

“Le të fillojë një armëpushim i Pashkëve. Por jo për të riarmatosur dhe rifilluar luftimet, por një armëpushim për të arritur paqen përmes negociatave reale,” tha ai, shkruan Skynews.

Bisedimet e paqes janë zhvilluar në Bjellorusi dhe nëpërmjet lidhjes video që kur shpërtheu lufta me Rusinë në Ukrainë në shkurt.

Deri më tani, delegacionet nuk kanë arritur të bien dakord për një armëpushim.