Panik te Barcelona. Klubi katalanas ka bërë me dije se një futbollist është prekur me Coronavirus. Bëhet fjalë për mbrojtësin Oscar Mingueza, i cili ka rezultuar mbartës i virusit pas analizave rutinë të kryera.

“Lojtari i ekipit të parë Òscar Mingueza ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Futbollisti është në gjendje të mirë shëndetësore” – shkruan klubi. Barcelona do përballet me Mallorcan me datën 1 maj.

Coronavirus ka njohur rënie të madhe kohëve të fundit në Spanjë, me rastet në ekipet e ndryshme që kanë qenë sporadike.