Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi organizonte lojëra fati të paligjshme. 31-vjeçari kishte përshtatur në lokalin e tij organizmin e lojërave të fatit.

Nga operacioni ‘Gaminator’, u sekuestruan dy makineta që shërbejnë për lojëra fati dhe një valixhe me çipsa për poker.

Ndaj 31-vjeçarit, M. N., rëndojnë akuzat për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.