Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla uroi sot besimtarët myslimanë, me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.

Duke u uruar “Agjërim të lehtë” gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë, Nikolla, shprehet se “muaji i Ramazanit, si muaji i sakrificës e përkushtimit, gjeneron ndjenja dhe emocione të fuqishme fetare, njerëzore, miqësore e sociale. Muaji i Ramazanit na rikujton se përveç Zotit, besimtarët, dhe të gjithë qytetarët duhet t’u përkushtohemi edhe njeri-tjetrit, nevojtarëve, të dobtëve, të sëmurëve, të varfërve dhe të pambrojturve”.

“Të krijojmë kushtet që gjithkush të jetojë e të gëzojë në mirëqenie, harmoni, paqe e solidaritet më të tjerët. Gëzuar të gjithë besimtarëve myslimanë, këtu në Shqipëri dhe ne Diasporë”, tha Nikolla.