Ish kryeministri Nikolla Gruevski u dënua me 7 vjet burg dhe 3500 euro gjobë. Ish shefi i shërbimit sekret, Sasho Mijalkov u dënua me me 1 vit e 3 muaj burg. Risto Novaçevski dhe Nenad Josifovski u dënua me nga 2 vjet burg me kusht, ndërsa Jordan Orce Kamçev u dënua me 1 vit burg.

Sipas akuzës, Nikolla Gruevski dënohet për veprat “pastrim parash dhe përfitim kundërligjor dhe fshehje të pronës”, Risto Novaçevski, biznesmenët Nenad Josifoviq, Jordan (Orce) Kamçev dënohen për “pastrim parash”, ndërsa kushëriri i parë i Gruevskit dhe ish drejtor i DSK-së, Sasho Mijallkov, është dënuar për “ndihmë gjatë veprës penale pastrim parash dhe të ardhura tjera nga vepra ndëshkuese”.