Mëngjesin e sotëm nisin punimet e Kongresit të Partisë Socialiste, ku në panelin “Digjitalizimi dhe inovacioni”, gjatë moderimit të panelit Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijë, Bora Muzhaqi u ndal dhe tek projekti SDA by Protik dhe sfidat që ky projekt ka pasur gjatë zbatimit të tij në Shqipëri.

Software Development Academy është një themelim i përbashkët me Qendrën Protik dhe Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe në partneritet me Bashkinë e Tiranës dhe Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Përfaqësuesi i Akademisë SDA by Protik, pjesë e panelit tregoi se ky projekt ka filluar në vitin 2020 dhe janë mbyllur grupet e para në Korçë, Fier, Durrës dhe shumë shpejt mbyllen dhe në Shkodër. Rezultate janë shumë të mira, pasi sot janë rreth 560-580 sdudentë me grupe ku janë prekur pothuajse të gjitha gjuhët kryesore të programimit.

Më tej ai vijoi duke thënë se ky projekt është një nga mundësitë e mira që të rinjtë të fillojnë të jenë të aftësuar në kodim, në botën e programimit. Kurset janë nga 8-9 muaj dhe gjatë kësaj kohe pretendohet të dalin koduesit e parë në kuptimin jotradicional, si është bërë deri tani. Numrat janë në rritje dhe shumë shpejt sunohet një program kombëtar, ku të mund të krijohet një ekonomi e fortë digjitale.

Rezultate e punësimit të atyre që përfundojnë kurset e Protik vitin e parë ka qenë 60%, më pas u arrit në 75 %, dhe në fund të tremujorit të parë të 2022 rezultate arritën 83% të punësimit.